Quantcast
Channel: Recetagatimit.com » Kek
Viewing all 11 articles
Browse latest View live

Kek me Çokollatë të zezë

$
0
0

Kek me cokollate  Kek me Çokollatë të zezëKeku me cokollate eshte nje recete klasike mjaft e pelqyer nga adhuruesit e cokollates, por jo vetem. Mund te shoqerohet mbasdite me nje filxhan kafe, kakao ose caj apo ne mengjes me nje gote qumesht.

Perberesit per 1 tortiere 22-24cm

  • 200gr miell
  • 200gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 5 veze ne temperature ambjenti
  • 200gr sheqer
  • 100gr cokollate e zeze (minimumi 50% kakao)
  • 50gr kakao pluhur
  • 50ml qumesht ne temperature ambjenti
  • 8gr pluhur pjekes (rreth 1/2 bustine)
  • pak kripe

Per pregatitjen e kekut me cokollate, shkrijme fillimisht copezat e cokollates ne banjomari ose ne mikrovale dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Rrahim me ndihmen e rrahesit elektrik gjalpin e ndare ne copa derisa te formohet nje lloj kremi, me pas shtojme sheqerin duke vazhduar rrahjen ne menyre qe dy perberesit te bashkohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje vezet gjithmone duke e rrahur perberjen, por duke patur kujdes te mos shtojme vezen pasardhese nesa ajo paraardhese nuk eshte thithur plotesisht nga masa.

Shtojme edhe cokollaten e shkrire duke e perziere me spatul ose luge druri dhe pak kripe.

Ne nje ene te vecante bashkojme miellin e situr, kakaon pluhur dhe pluhurin pjekes duke ia shtuar me pas perberjes se mesiperme. Shtojme se fundi edhe qumeshtin duke perftuar keshtu brumin e kekut me cokollate; homogjen dhe te bute.

Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tortiere te rrumbullaket me diameter 22-24cm ne te cilen hedhim brumin duke e niveluar ne siperfaqe. E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore duke bere ne fund proven e pirunit.

E leme te ftohet perpara se ta heqim nga tortiera, dhe e sherbejme te sperkatur me pak sheqer pluhur ne siperfaqe

The post Kek me Çokollatë të zezë appeared first on Recetagatimit.com.


Kek me banane

$
0
0

kek 300x224 Kek me bananePër 6-8 racione nevojiten:

* 500 gr banane të pjekura
* 70 gr. gjalpë
* 200 gr. Sheqer
* 2 vezë
* 200 miell që fryhet vetë
* 1/2 lugë kafeje kripë
* 1/4 lugë kafeje sodë
* 70 gr. arra të shtypura trashë

Për mbulesën e jashtme:

* 25 gr. gjalpë
* 2 lugë kafeje kakao
* 175 gr. sheqer pudër
* aromë vanilje
* arra për garniturë

Përgatitja

1. Nxehni furrën në 1800 C. Lyeni me gjalpë një tepsi me diametër rreth 18 cm. dhe mbulojeni fundin e tepsisë me letër vaji. Ruani mënjanë një banane të plotë, ndërsa të tjerat shtypini mirë me pirun në një tas.

2. Në një enë të madhe rrihni me mikser gjalpin me sheqerin, derisa të shkumëzohet masa. Shtoni pak nga pak vezët dhe purenë e bananeve dhe vazhdoni rrahjen, derisa të dalë një masë homogjene. Shtoni ngadalë miellin, kripën dhe sodën dhe vazhdoni përzierjen. Në fund hidhni arrat.

3. Zbrazeni masën në tepsi dhe piqeni kekun për 1-1/2 orë. Në vazhdim nxirreni nga tepsi a dhe lëreni të ftohet.

4. Përgatitni mbulesën e jashtme të kekut si më poshtë: Në një tenxhere të vogël hidhni gjalpin dhe kakaon. Ngrohini derisa të shkrihet gjalpi dhe të tretet në të kakaoja, shtoni bananen që latë mënjanë dhe shtypeni mirë me pirun. Më pas hidhni sheqerin pudër dhe aromën e vaniljes. Përzieni mirë derisa të homogjenizohet masa.

Lëreni të ftohet dhe lyeni me të kekun. Hidhni nga lart arra. Lëreni të ftohet dhe ndajeni në feta.

The post Kek me banane appeared first on Recetagatimit.com.

Kek Gjermane

$
0
0

kek gjerman Kek GjermanePerberesit:

* 2 veze
* 1.5 filxhan kafeje sheqer
* 60-70 gr. margarin e shkrire
* 1.5 filxhan kafeje qumesht-kos bashke
* 4.5 filxhan kafeje miell +1 luge caji sode buke

Per Kremin:

* 2 gota uji qumesht
* 1 veze
* 2 luge gjelle miell
* 2 luge gjelle sheqer
* gjalp sa nje kokerr lajthie
* vanilie
* sheqer puder

Pergatitja:

Perberesit e e kekut perzini me radhe dhe hidhini ne nje tepsi te rrumbullaket(nga ato te voglat e embelsirave) te lyer me pak gjalp.(pika kryesore:brumi qe bete duhet te derdhet vete pa shume ndihme nga luga, nqs sderdhet shtoni edhe pak qumesht) Futeni ne furren e ngohur me mire me 170?C dhe piqeni per 20 min. (siper nuk duhet te skuqet shume) Perzini te gjithe perberesit e kremit pervec vanilies dhe gjalpit verini ne zjarr dhe lerini derisa te ziej, sapo te ziej shtoni gjalpin dhe vanilien.
Kekun e pjekur (jo shume trashe) ndajeni pergjysem, ne mes vini kremin e vaket (mund te vini edhe banane, i shkon). Siper zbukurojeni me sheqer puder.

The post Kek Gjermane appeared first on Recetagatimit.com.

Kek me cokollate

$
0
0

kek Kek me cokollatePërbërsit :

200 gr gjalp ne i lene ca ne temperature te ambjentit

200 gr miell

pak kripe

kakao 50 gr i hidhur

cokollate 100 gr

50 ml qumesht

sode per embelsira gjysme pago (8 gr)

5 veze

200 gr sheqer

 

Përgaditja :

Shkriejme cokollaten ne banjomari e lejm te vaket e perziejm nga njeher. Ne nje ene rrafim gjalpin me sheqerin deri sa te behet si krem, shtojme vezet nje e nga nje duke rrafur deri sa te behet krem, shtojme cokollaten e shkrire, pak kriep. Ne nje ene tjeter hedhim miellin,soden, kakaon dhe i sesim.  E shtojme tek masa me gjalpin e vezet perziejme shtojme qumeshtin perziejme. Lyejme tepsine me gjalp dhe e sperkasim me miell. hedhim mbrenda brumin e fusim ne furre 180° rreth 60 minuta, beni proven me shkop dhembesh. /tryeza.org

The post Kek me cokollate appeared first on Recetagatimit.com.

Kek me miell bajamesh

$
0
0

kek me miell bajamesh Kek me miell bajameshKy kek kaq i vecante, nuk pregatitet as me gjalp dhe as me miell, por vetem me bajame te grira, sheqer dhe veze. Preferohet te pritet ne copa te vogla dhe te shoqerohet me caj, kafe ose nje Çokollate  te ngrohte.

Perberesit per 4 persona

  • 300gr bajame
  • 300gr sheqer
  • 12 veze (12 te verdha dhe 9 te bardha)
  • lengun e 1 limoni
  • pak kripe
  • sheqer pluhur

Perpara pregatitjes se recetes, i veme bajamet ne akull per rreth 10 minuta; ne kete menyre do te grihen me lehtesisht ne mikser.

Marrim dy tasa te thelle ne te cilet vendosim ne njerin te verdhat e vezeve dhe ne tjetrin te bardhat. Rrahim te verdhat me sheqerin derisa masa ta dyfishoje vellimin e saj.

Grijme ne mikser bajamet me 1 luge sheqer derisa te reduktohen ne pluhur (miell bajamesh) dhe rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa masa e formuar te mos bjere nga ena. I bashkojme te gjithe perberesit ne nje ene te vetme, shtojme lengun e limonit dhe i perziejme mire nga poshte lart me ndihmen e nje spatule ose luge druri derisa te gjithe perberesit te homogjenizohen.

E vendosim brumin e perftuar ne nje tave te madhe te lyer paraprakisht me gjalp dhe pak miell, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 45 minuta. E presim ne kubik te vegjel, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme.

The post Kek me miell bajamesh appeared first on Recetagatimit.com.

Kek me banane e kakao

$
0
0

kek 300x225 Kek me banane e kakao Perberesit:

  • 3 veze te medha ose 4 te mesme,
  • 350 gr miell,
  • 3 luge kakao,
  • 250 gr sheqer,
  • 4 banane te mesme te pjekura,
  • 180 gr margarine,
  • 1 pluhur fryres.

Pergatitja:

Rrahim mire margarinen e bute me sheqerin, derisa te shkrihet ky i fundit. Shtojme vezet dhe i punojme se bashku. Nderkohe, grijme ne mikser bananet dhe i perziejme me masen e pergatitur. Ne kete, shtojme dhe miellin, kakaon dhe pluhurin fryres. Kur te jene te perziera ne menyre te njetrajtshme, i hedhim ne nje tave te lyer me yndyre e te pluhurosur me miell. E pjekim ne furre te ngrohte ne 180°C  per rreth 30 minuta e megjithate derisa te dale kunja e dhembeve e paster kur e shpojme deri ne brendesi. Sherbehet e ftohte dhe sipas deshires, e pluhurosur me sheqer pluhur.

Ju befte mire!

www.tryeza.org

The post Kek me banane e kakao appeared first on Recetagatimit.com.

Kek me kakao dhe vanilje te badhe

$
0
0

Kek me kakao 300x222 Kek me kakao dhe vanilje te badhePerbersit:

  • 2 veze,1 gote sheqer,1 gote kos,1 filxhan vaj, 1 luge kafeje sode,vanilje,kakao ,miell

Pergatitja:

Ne nje ene rrahim mire vezet, shtojme sheqerin dhe i perziejme deri sa te tretet mire, shtojme kosin, vajin soden,vaniljen dhe i perziejme mire sa te behet nje mas kremoze.

Miellin e hedhim pak e nga pak deri sa te perftojme nje fare trashesie,i shtojme kakao,une i hodha edhe copa cokollate.

Lyejme taven me vaj,bukur del me tavat me forme.

E pjekim me 150 grade qe te piqet avash..nderkohe furen nuk e hapim sa keku te marr ngjyre tamam…ne fund i shtojme edhe sheqer vanilje per shije dhe zbukurim. Ju befte mire!

The post Kek me kakao dhe vanilje te badhe appeared first on Recetagatimit.com.

Kek me molla

$
0
0

Kek me molle tryeza.org  300x169 Kek me mollaPeta:

  • 4ve
  • 1 e 1/2 gotë sheqer
  • 2 sheqer vanille
  • 1 gotë kos
  • 3/4 gotës vaj
  • 1 e 1/2 bakin powder ( pluhur pjekes )
  • 350gr miell

•Vezët përzihen me mikser shtohet sheqeri bashkë me sheqer vanille pastaj kosi dhe vaji dhe ne fund mielli me bakin.

Filli:

  • 8 molla (imtësohen në rende)
  • 2 lugë te mëdha sheqer
  • Kanellë sipas shijes
  • Pak buter ose margarinë

•Mollat, sheqeri dhe buteri fërgohen deri sa të avullohet uji që mollat e lëshojnë pastaj shtohet kanella.

•Gjysmën e brumit e hedhim në tepsi të madhe e pjekim në furrë të nxehtë 200Gradë për 5min (sa të forcohet peta) pastaj fillin e përgaditur nga mollat e hedhim sipër dhe mbi molla gjysmën e tjetër te brumit. Temperaturën e ulim në 150gradë dhe e pjekim. Pasi ftohet mbi i shtojmë sheqer pluhur.
Shërbehet e ftohtë./Tryeza.org

Ju bëfte mirë

The post Kek me molla appeared first on Recetagatimit.com.


Kek me Pjeshk

$
0
0

KEK ME PJESHKE Kek me PjeshkPerberesit:
6 veze,
2 filxhane caji me sheqer,
2 e gjysme filxhane caji me miell,
1 luge e vogel me sode ,
gjysme filxhani caji me vaj,
1 filxhan caji me arra te grira,
1 filxhan caji me pjeshke (konzevre) te grira holle,
1/2 filxhan caji me susam
1 filxhan caji me qumsht.

Pergatitja :
Rrahim me mikser sheqerin dhe vezet per 10 min derisa te trashet masa , shtojm pak nga pak vajin,soden,miellin,arrat,pjeshket, susamin dhe qumshtin i rrahim dhe per pak minuta te bashkohet masa. E sperkasim me vaj dhe pak miell formen e kekut dhe e hedhim masen ne te, e piqni ne fure mesatare per 20min nga posht dhe 15min tjera nga lart.

Ju befte mire

The post Kek me Pjeshk appeared first on Recetagatimit.com.

Kek i mbushur me cokokrem

$
0
0

kek i mbushur 300x300 Kek i mbushur me cokokremPerberesit:

  • 3 veze,
  • 1/4 kg miell,
  • 1/4 kg sheqer,
  • 1 gote uje ( 100 ml ),
  • 1 gote vaj lule dielli,
  • 1 pluhur fryres,
  • esence sipas deshires

Pergatitja:

Rrahim per te pakten 10 minuta me mikser vezet me sheqerin, qe te futet ajri i duhur brenda. Me pas shtojme ujin dhe vajin dhe i perziejme. Shtojme miellin, esencen sipas deshires dhe pluhurin fryres dhe i perziejme qe te behet nje brum i holle por pa kokrriza. Ne se deshirojme mund te shtojme arra, grimca cokollatash, rrush te thate por me pare i lyejme lehte me miell qe te mos bien ne fund te taves. Hedhim brumin ne taven mundesisht me vrime te lyer me pare me yndyre dhe te sperkatur me miell qe te mos ngjise. E pjekim ne furre te ngrohte ne 170° per 30-40 minuta (varet nga furra) e megjithate pas proves se suksesshme te kunjes se dhembeve. Ne se duam mund te hedhim pak kakao tek nje pjese e brumit, por ne ate rast tek brumi me kakao, shtojme aq luge uje sa dhe kakao.
Mos nderroni vajin me gjalpe ose ujin me qumesht duke menduar qe e beni kekun me te mire, pasi eshte receta e mesiperme qe do ju habise me rezultatin. Mos u trembni duke pare brumin e holle, pasi keto jane sekretet e nje keku te bute, te bute, te bute qe ngelet keshtu dhe per 1 jave. Pas pjekjes e heqim nga tava e sipas deshires e sperkasim me sheqer pluhur. Nese tava me vrime na mungon, nuk ka problem, pasi nuk eshte forma qe na ndryshon shijen. Nese kemi tave me te madhe ose duam nje kek te fryre ne menyre te egzagjeruar, dyfishojme masat e perberesve.
Kur ftohet mire, e ndajme ne dy pjese me pjesen e poshtme me te madhe, te cilen e zbrazime ndihmen e nje luge. E mbushim me cokokrem, ose krem pasticerie, ose pana, ose marmalate dhe e mbulojme me pjesen e siperme, duke i shtuar cokollate te shkrire ne banjo mari. Therrimet e kekut qe hoqem, i pergatisim cakepops..
Ju befte mire!

The post Kek i mbushur me cokokrem appeared first on Recetagatimit.com.

Kek me portokall

$
0
0

Kek me portokall 300x200 Kek me portokallKeku me portokalleshte nje recete e thjeshte ne pregatitje, por mjaft e shijshme sidomos per ata qe adhurojne shijen e agrumeve. Lengu i portokallit dhe lekura e tij, i japin nje arome te vecante duke e bere kete embelsire te sherbehet fare mire dhe ne ditet e nxehta te veres shoqeruar me pak akullore me vanilje.

Perberesit per nje torte mesatare

  • 180gr miell
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 120gr sheqer
  • 3 veze
  • 4 portokaj
  • 1 bustine pluhur pjekes
  • pak kripe

Si fillim, grijme holle ne rende lekuren e 2 portokajve dhe shtrydhim lengun e te katerve duke i lene menjane.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri gjalpin tashme te zbutur derisa te behet kremoz, shtojme sheqerin dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa caste. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve, duke patur kujdes qe te mos shtojme te verdhen e dyte nese e para nuk eshte “thithur” plotesisht nga perberja. Shtojme lekuren e portokallit, gjysmen e lengut te tij dhe se fundi shtojme edhe miellin dhe pluhurin pjekes duke e perziere mire brumin me nje spatul.

Ne kete moment rrahim me mikser edhe te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase e qendrueshme te cilen ia shtojme brumit te mesiperm.

E hedhim perberjen e perftuar ne nje tortiere te lyer me pak gjalp dhe miell dhe e pjekim kekun me portokall ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40-45 minuta. Gjithesesi bejme proven e pirunit per te vertetuar qe keku eshte pjekur edhe ne brendesi.

Ne momentin qe torta eshte gati, e nxjerrim nga furra dhe me ndihmen e nje luge e sperkasim me lengun e mbetur te portokallit duke patur kujdes qe ta kete thithur lugen e pare perpara se ti shtojme te dyten. E sherbejme te ftohte./tryeza.org

The post Kek me portokall appeared first on Recetagatimit.com.

Viewing all 11 articles
Browse latest View live